Ad image
Scholz

Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj

Alban Begolli
Alban Begolli 13:23 -10/06/2022

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, nga një gazetare gjermane është pyetur nëse duhet të vazhdojë që KFOR të jetë prezent në Kosovë.

Ai tha se për shkak të lidhjeve të Serbisë dhe Rusisë në aspektin ushtarak është domosdoshmëri që NATO të jetë në Kosovë, derisa kjo e fundit të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, transmeton KosovaNews.

“Kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, prandaj prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. S’do të thotë që s’po investojmë në kapacitetet tona, kemi rritur buxhetin për mbrojtje, dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe në NATO”.

“Pranverën e vitit 1999 NATO, e përbërë nga 19 shtete anëtare demokratike, pat ndërhyrë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit për të ndalë gjenocidin mbi shqiptarë. Më 12 qershor janë pritur me lule në duar dhe lot gëzimi nga popullsia vendase. Për 23 vjet nuk e kemi pasë asnjë incident me ushtarët gjermanë. Ata kanë qenë gjithmonë të dashur dhe kanë pasë bashkëpunim të ngushtë me neve vendasve. Na kanë ndihmuar për ta mirëmbajtur paqen dhe sigurinë. Dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspketin ushtarak, konsiderojmë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu theksoi se në ndërkohë Kosova nuk po rri duarkryq në këtë drejtim, por se po investon, prandaj “kemi ka nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO”.

“Pra, s’bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”. 

Shpërndaje