Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës po vazhdon çdo ditë të lirojë hapësirat publike.
Vetëm dje është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, pran QKMF-së se kryeqytetit.
Postimi i plotë:
“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Gjatë ditës së djeshme është rrënuar konstruksioni dhe është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, saktësisht hapësira prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kyeqytet”, thuhet në njoftim.