Ad image

Klinaku: Do të protestojmë deri në realizimin e kërkesave

Kosova News
Kosova News 11:12 -06/06/2022

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, sot gjatë protestës tha se dëshmojnë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të vendit nuk do të kenë sukses.

“Fatkeqësisht duhet të protestojmë për mbrojte të vlerave të asaj lufte që na solli deri këtu”, tha ndër të tjera Klinaku, shkruan rtv21.tv, transmeton Kosovanews.

Ai u shpreh se u vendos që të protestohet për diskriminimin që po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Klinaku shtoi se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndryshe, veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale. /21Media/

TAGGED: ,
Shpërndaje