Ad image

Kërcënohen zyrtarët e Komunës së Malishevës

Alban Begolli
Alban Begolli 09:55 -11/06/2022

Dy zyrtarë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunë të Malishevës janë kanosur nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Llandroviq, të Malishevës.

Tutje në raport, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Dy zyrtarë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunë të Malishevës, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. 

Shpërndaje