Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Bresje të Fushë Kosovës pasditen e së shtunës.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi, tutje ka njoftuar se katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.