Ad image

Inspektori i Përgjithshëm i AKI, raporton prapa dyerve të mbyllura në Komisionin parlamentar

Kosova News
Kosova News 10:44 -03/06/2022

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në Kuvendin e Kosovës. Raportimi i Ramadanit, është duke u zhvilluar prapa dyerve të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Ndryshe, Ramadani, ishte ftuar ditë më parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, si dëshmitar duke iu kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”. /Kosovanews/

Shpërndaje