Ad image

I gjejnë drogë në xhep, arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 09:28 -08/06/2022

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope  apo analoge.

Arrestimi i këtij personi është bërë në Mitrovicën e Jugut në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku gjatë  kontrollit  te i dyshuari  është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 0.6 gram.

Policia njofton se në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar personi D.A – 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Kosovanews/

Shpërndaje