Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me të cilët ka diskutuar mbi çështje të sigurisë dhe politikën e jashtme.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me të cilët ka diskutuar mbi çështje të sigurisë dhe politikën e jashtme.
Pas takimit, i cili u mbajt pa praninë e mediave në Kuvendin e Kosovës, diplomati amerikan është deklaruar shkurt para gazetarëve.
Hovenier: Diskutuam çështje mbi sigurinë e politikën e jashtme
“Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me ambasadorë dhe kolegë të tjerë këtu në Kosovë kishim një diskutim të frytshëm për një sërë çështjesh për sigurinë dhe politikën e jashtme. Kam konsideratë të lartë për Parlamentin si element i sistemit demokratik, dhe bazuar në këtë diskutim, dhe asaj që kemi pasur më herët, kam shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni, për punën që e bëjnë në mbështetje të politikës së Jashtme dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Hovenier.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi deklaroi se në takim u rikonfirmua lidhja e marrëdhënieve speciale e strategjike me SHBA-në.
Abazi: Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë speciale e strategjike
“Rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënieve speciale e strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtet-ndërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë pa çka që në rrugëtimin tonë në kontekstin tonë gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen por ato janë mes miqsh, mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë tutje”, ka thënë Abazi./kp/