Ad image

Gjendet i vdekur një 27 vjeçar në Gjilan, në rrethana të dyshimta

Alban Begolli
Alban Begolli 14:57 -10/06/2022

Një person, rreth moshës 27 vjeçe është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit”, në Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale  në bazë të ekzaminimit të  vendit të ngjarjes kanë  konstatuar se personi i pajetë pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës  i lindur me (1995)  me banim në Gjilani .

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07:25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet  pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës ‘Tranzit’, në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale  në bazë të ekzaminimit të  vendit të ngjarjes kanë  konstatuar se personi i pajetë pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës  i lindur me (1995)  me banim në Gjilani”, ka thënë Hashani.

Tutje, Hashani bëri të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për kryerjen e obduksionit.

“Hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit.   Rasti do të hetohet si ‘hetim i vdekjes’ “, tha ndër të tjera Hashani. 

TAGGED:
Shpërndaje