Ad image

Eskalimi i protestës, reagon veterani dhe invalidi i UÇK-së

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 12:29 -06/06/2022

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ende po vazhdojnë protestën e tyre në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa disa herë kanë tentuar që me forcë të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.

E pas eskalimit të situatës para dyerve të këtij institucioni ka dalë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila ka përdorur sprej në drejtim të protestuesve, për të ndaluar këta të fundit që të futen në objekt.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me fillimin e protestës së sotme kanë hyrë me forcë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë gjuajtur gjësende në derën e institucionit.

Si pasojë e shtyrjeve dhe gjuajtjeve me gjësende një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar gjatë protestës.

Pamjet e bëra nga KosovaNews tregojnë policin e gjakosur, i cili shoqërohet nga kolegët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndaj gjithë kësaj situate ka reaguar edhe veterani dhe invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Frashër Oseku.

Ai shkruan në rrjetin social Facebook se e gjithë kjo po ndodh prej disa veteranëve të rrejshëm me synimet që të vazhdojnë vjedhjen e vendit.

“Kështu ndodhë kur bëhen 60.000 veteranë (40.000) fallso dalin me kalle Kuvendin. Arsya që ata ende me vjedhë në emër luftës që kanë parë nëpër TV”, ka shkruar ai.

Frashër Oseku është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i plagosur në betejën e Koshares. Ai  ishte edhe luftëtar në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cila bëri luftë për të drejtat e shqiptarëve atje.

(Në foto Frashër Oseku)

TAGGED: , ,
Shpërndaje