Ad image

Eskalimi i protestës, Njësia Speciale në oborrin e Kuvendit (Video)

Kosova News
Kosova News 11:31 -06/06/2022

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me fillimin e protestës së sotme kanë hyrë me forcë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë gjuajtur gjësende në derën e institucionit.

Si pasojë e shtyrjeve dhe gjuajtjeve me gjësende një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar gjatë protestës.

Pamjet e bëra nga KosovaNeës tregojnë policin e gjakosur, i cili shoqërohet nga kolegët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Kjo situatë e rënduar ka ndikuar që njësive policore të cilat po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit, t’u dalë në ndihmë edhe Njësia Speciale.

Pjesëtarët e kësaj njësie tashmë janë vendosur dhe po mundohet në mbajnë rendin dhe të mbrojnë institucionin më të lartë legjislativ të Kosovës.

Shpërndaje