Janë certifikuar edhe disa nënoficerë të FSK-së në Republikën e Shqipërisë, raporton KosovaNews.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se kjo po bëhet në vazhdën e ngritjes së profesionalizmit të ushtrisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë, së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona!”, ka shkruar në rrjetin social ministri Mehaj.