Një 66-vjeçar me inicialet Sh. N, si dhe një 56-vjeçar me inicialet C.P janë arrestuar sot në Fushë- Kosovë, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në disa raste të vjedhjeve të veturave.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona për disa raste të vjedhjeve të veturave.
“Hetuesit policorë personave të dyshuar u kanë gjetë dhe sekuestruar pajisje për hapjen dhe ndezjen e veturave, të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë. Personat e dyshuar C.P, mashkull, 56 vjeç dhe Sh.N, mashkull, 66 vjeç pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.