Në një aksion të zhvilluar sot nga njësitet e Policisë së Kosovës është prangosur një serb, tek i cili janë gjetur 4 mijë fishekë.
Arrestimi i këtij serbi është bërë në pikën kufitare në Jarinje.
Por, kush është ky person që u kap me gjithë këtë municion dhe ku punon ai, tregon ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës”, bëri të ditur ministri Sfeçla.
Ai arrestimin e peronit dhe konfiskimin e gjithë këtij municioni e ka quajtur si një aksion tjetër shumë të suksesshëm e të rëndësishëm që është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve tjera për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.
“4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, ka deklaruar ministri.
Detaje për këtë rast tash ka dhënë edhe Dogana e Kosovës, e cila tregon se si oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e 4000 mijë fishekëve në Jarinjes.
Sipas Doganës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjëherë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës.
“Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope. Gjithsejtë 4000 copë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Kosovanews/