Ad image

Aksidentohen dy vetura në Ferizaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

Kosova News
Kosova News 16:50 -06/06/2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:10, në rrugën “UÇK”, në Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Veseli tha se personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stervitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksindet komunikacioni, ku janë përfshirë dya automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli.

TAGGED: ,
Shpërndaje