KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si mund të votoni për Albina Kelmendin?
Kulturë

Si mund të votoni për Albina Kelmendin?

Kosova News
Kosova News 15:03 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas performancës fantastike në gjysmëfinalen e së enjtes, Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rritur shpresat që Shqipëria mund të renditet lart në finalen e madhe të “Eurovisionit” 2023, që zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Liverpool.

Mbështetja me vota luan rol jetik që kënga “Duje” të jetë sa më lartë në renditjen nga 26 finalistët.

“Eurovisioni” i sivjetshëm na sjell ndryshime në sistemin e votimit dhe më në fund mund të thuhet se i është “hapur” për të gjithë botën. Për herë të parë në historinë e garës, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse, përfshirë Kosovën, mund të votojnë për të preferuarin e tyre.

Juria, e cila nuk kishte të drejtë vote në gjysmëfinale, ka të drejtë të votojë në finalen e madhe.

Nëse votoni përmes aplikacionit zyrtar, do të merrni edhe një video-mesazh nga artisti juaj i preferuar për të cilin keni votuar.

Si të votoni për Albina Kelmendin?

Të gjithë shikuesit mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar “Eurovision Song Contest”, që është në iOS dhe Android, dhe në faqen www.esc.vote, përfshirë edhe nga vendet jo-pjesëmarrëse.

Votimi hapet pas këngës së fundit dhe do të zgjasë 40 minuta. Dhjetë këngët që marrin më shumë vota nga vendet jo-pjesëmarrëse do të marrin pikë nga 1-12 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12). Votat e vendeve jo-pjesëmarrëse llogariten si votat e një vendi pjesëmarrës.

Publiku, nga vendet pjesëmarrëse në “Eurovision”, jep gjithsej 2204 pikë (58 nga “pjesa tjetër e botës”, 2146 nga vendet pjesëmarrëse).

Në finale shënohen edhe votat e jurive kombëtare. 37 prej tyre japin gjithsej 2146 pikë. Këto pikë jepen veçmas nga pikët e audiencës, kështu që çdo vend pjesëmarrës jep dy herë pikë nga 1 në 12. Në rast se dy vende kanë të njëjtin numër pikësh në finale, vendi që ka pikë më shumë nga audienca ka përparësi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Nesër nis Festivali i Teatrit për Fëmijë në Mitrovicë, skena do t’u përkasë të vegjëlve

Kosova News 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C
Tue
5 °C

Lajmet e Fundit

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje
22:25 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?