KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati
Politikë

Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

Kosova News
Kosova News 12:45 -16/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka komentuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind në Kosovë nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Hekuran Murati tha se nuk kanë kontroll mbi çmimet e importit të energjisë elektrike. Kështu u përgjigj ai derisa u pyet sa i përket shtrenjtimit të rrymes prej 16.1 për qind, raporton KosovaPress.

“Sa na përket neve, ne ajo çfarë kemi mundur të bëjmë është çmimi i energjisë elektrike që KEK-u sa e shet, vazhdon të jetë 30 euro për megavat orë. Çka ka ndikuar në rritjen e tarifave mund të jenë dy çështje… Ne si qeveri kontroll mbi çmimet e importit nuk kemi, ashtu siç nuk kemi edhe në çmimet e naftës”, deklaroi ai, transmeton KosovaNews.

Lexo po ashtu

Zyra e Rregullatorit për Energji mban mbledhjen e radhës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të mërkurën ka aprovuar tarifat e reja për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind. Me pesë vota për dhe asnjë kundër Bordi i ZRRE-së miratoi tarifat e reja për konsumatorët.

Në mbledhjen e radhës, ZRRE bëri të ditur se konsumatorët do të furnizohen energji elektrike me tarifat e reja që nga data 1 maj i këtij viti deri më 31 mars të vitit 2026.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu tha se konsumatorët shtëpiakë ose familjarë dhe bizneset e vogla me qarkullim më pak se 10 milionë euro dhe më pak se 50 punëtorë, janë dy kategoritë që do të furnizohen me tarifat e reja prej 16.1 për qind që nga 1 maji i këtij viti.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje sërish ZRrE-së që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike. Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mbajti mbledhjen për të vendosur për këtë çështje, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë,
Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.

Veç tjerash, u ngrit shqetësimi edhe për procesin e shpejtë të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, për çka u kërkua që parlamenti të merret me këtë çështje.

Derisa Presidenca e Kosovës e kundërshtoi propozimin e ZRRE-së, Ministria e Ekonomisë tha se rritja nuk duhet t’i prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh./Kp/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez

FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Kosova News 16/04/2025 16/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?