KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Nafta
Home » Shtrenjtimi i naftës – kërkohet heqje e akcizës, paralajmërohet vendim i ri për rregullim të çmimit
Ekonomi

Shtrenjtimi i naftës – kërkohet heqje e akcizës, paralajmërohet vendim i ri për rregullim të çmimit

Kosova News
Kosova News 11:38 -09/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të marr një vendim të ri lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke shtuar se me anë të këtij vendimi do të rregullohet çmimi i naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, ka njoftuar MINT.

Ndryshe dje, çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.82 euro. Përveç naftës, është shtrenjtuar edhe çmimi i benzinës i cili dje ishte 1.84 euro.

Lidhur me këtë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se OPEC dhe berza janë përgjegjëse për ngritjen e çmimeve, e jo ata.

Berjani komentoi edhe deklaratat për heqjen e akcizë, duke thënë se kjo nuk bënë të ndodh, pasi sipas tij kjo e mbush buxhetin e Kosovës për 35 për qind.

“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.

Sipas Berjanit, çmimi i lartë në disa pompa të derivateve për të është shumë e mirë, pasi Kosova është shteti me më së shumti pompa të derivateve edhe qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin, pasi çmimi është i ndryshëm nga pompa në pompë.

Ndryshe dje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, a kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare dhe përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik.

Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie Pal Lekaj, në një konferencë për media, duke shtuar se kjo duhet të bëhet për shkak të inflacionit të lartë në Kosovë dhe rritjes enorme të çmimeve.

Rritja e çmimit të naftës nisi që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas të cilit zhvillim Perëndimi ndërmori sanksione ndaj Rusisë, një prej furnizuesve më të mëdhenj të Evropës me naftë./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

ATK për katër muaj mbledhë gjithsej 390.2 milionë euro

TAGGED: Ministria e Industrisë, Nafta, Nafta në Kosovë, Shtrenjtimi i naftës
Kosova News 09/06/2022 09/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?