Ad image

Tetë raste të reja me COVID-19

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 12:52 -10/06/2022

Tetë raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar të  premten në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Për 24 orë janë kryer 253 testime, 14 qytetarë janë shëruar, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 46.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në të njëjtën periudhë janë dhënë 69 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri tani ka arritur gati ne 103 mijë numri i dozave të treta të dhëna, ndërsa janë mbi 823 mijë qytetarë që i kanë marrë nga dy doza.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës./Kosovanews/

Shpërndaje