Pesë raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar të enjten në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Për 24 orë janë kryer 233 testime. Shtatë qytetarë janë shëruar, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 52.
Në të njëjtën periudhë janë dhenë 68 doza të vaksinës anti-COVID. Gati 103 mijë është numri i dozave të treta të dhëna, ndërsa janë mbi 823 mijë qytetarë që i kanë marrë nga dy doza.