Ad image

Sot 10 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:15 -08/06/2022

Ministria e Shëndetësisë (MSh) bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se sot janë shënuar 10 raste të reja të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ndërkaq nuk është raportuar për asnjë të vdekur nga ky infeksion.

MSh njofton se sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 214.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Bazuar në të dhënat e MSh-së, deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri total i rasteve aktive është 54 në Kosovë./KosovaNews/

Shpërndaje