Ad image

QKUK hap konkurs për 30 pozita të lira për infermierë me bachelor dhe shkollë të mesme

Kosova News
Kosova News 15:50 -30/05/2022

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për 30 infermierë.

Sa i përketë kriterit të shkollimit, në konkursin e publikuar thuhet se 15 infermierë kërkohen të jenë me diplomë bachelor të infermierisë ndërsa 15 kandidatë të tjerë duhet të kenë shkollim të mesëm në drejtimin e infermierisë.

Sipas konkursit të hapur dy ditë më parë, kandidatët mund të aplikojnë për këtë pozitë nga 27.06.2022 deri më 04.07.2022. /Gazeta Shneta/

Shpërndaje