Ad image

Pas operimit ministri Latifi lirohet nga spitali, u bënë thirrje qytetarëve të kenë besim në institucionet shëndetësore

Kosova News
Kosova News 10:29 -13/06/2022

Pas ndërhyrjes që ministri I hsëndetësisë Rifat Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri Latifi ka falenderuar të gjithë personelin e QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi falënderon personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.

Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend”  Thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Shpërndaje