Ad image

Nga QKUK flasin për gjendjen e 30 vjeçares që e zuri lisi: Është jashtë rrezikut për jetë

Kosova News
Kosova News 16:50 -06/06/2022

Një 30 vjeçar ka vdekur dhe një 30 vjeçare ka mbetur e lënduar sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar, Ejup Govori tha se 30 vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme.

“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”, tha ai.

Govori shtoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës. /Telegrafi/

Shpërndaje