Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 8 operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë.
Pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar. Mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmija 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë.
Fëmija më i rritur ishe 11-vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare.
Ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifikuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë./Indeksonline