Ad image

Mbi 1 mijë intervenime kirurgjike janë kryer për tre muaj në Spitalin e Prizrenit

Kosova News
Kosova News 15:42 -30/05/2022

1 mijë e 293 operime janë kryer në Spitalin Regjional të Prizrenit gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

Sipas raportit të punës të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës gjatë kësaj periudhe po ashtu janë realizuar mbi 32 mijë vizita ambulantore dhe mbi 21 mijë vizita diagnostike.

“Gjatë kësaj kohe, ndërkaq, në Repartin e Gjinekologjisë janë kryer 615 lindje- 213 me operacion, derisa janë lindur 623 fëmijë. Po ashtu, në muajt e parë të këtij viti janë ofruar mijëra shërbime radiologjike, mes tyre 1 mijë e 217 CT, 1 mijë e 871 ultrazë dhe 5 mijë e 677 radiografi”, thuhet gjithashtu në raportin e ShSKUK-së.

Në anën tjetër, në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK brenda 10 ditëve do të operohen 29 fëmijë me problem të lindura kongjenitale. Ndërhyrjet kirurgjike do të bëhen nga profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan. /Gazeta Shneta/

Shpërndaje