Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 243 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 9 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.843 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Në vend janë edhe 59 raste aktive me COVID-19./21Media