Ad image

Asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Kosovë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:21 -06/06/2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të hënën, se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar katër qytetarë nga kjo sëmundje.

Aktualisht, raste aktive me COVID-19 janë 55.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3 persona kundër koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203. /Kosovanews/

TAGGED: , ,
Shpërndaje