Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 218.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja, nga 128 testime sa janë bërë gjithsej.
Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa është shëruar 1 person.
Prej fillimit me COVID-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,445 raste, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsej 270, 016, njofton Ministria e Shëndetësisë.