Ad image

Gates paralajmëron pandemi të re: Do të jetë shumë më e keqe se Covid-19

Kosova News
Kosova News 17:08 -25/01/2023

Themeluesi i Microsoft-it, njëherësh dhe biznesmeni më i pasur në botë Bill Gates mori pjesë në një konferencë në Sydney të Australisë ku alarmoi botën për një pandemi të re të mundshme për të cilën ai pretendon se mund të jetë shumë më e keqe se Covid-19, përcjell KosovaNews.

“Ka mundësi që pandemia e ardhshme që mund të krijohet nga vet njeriu,  të jetë shumë më e keqe se Covid-19. Të gjithë ne, duhet të punojmë së bashku duke u mbledhur të paktën një herë në 5 vite dhe të përgatitemi në mënyrë gjithëpërfshirëse për të luftuar një pandemi tjetër të mundshme në nivel vendi apo rajonal.” tha ai.

Duke i lavdëruar politikat e Australisë lidhur me Covid 19, Gates ka kritikuar ashpër vendet tjera të botës lidhur me parapërgatitjet e pamjaftueshme të tyre për parandalimin e pandemive.

“Ashtu siç i kemi të gatshme të gjitha kapacitet e nevojshme për të vepruar në ndonjë rast tërmeti apo zjarri, ashtu do të duhej t’i kishim në gatishmëri edhe mjetet për ta luftuar pandeminë. Australia dhe shtatë vende të tjera që i kishin në dispozicion këto mjete, ishin në gjendje të merrnin  veprime të menjëhershme në shkallë të popullsisë. Të gjithë ne të tjerët ishim budallenj që nuk morëm masa të hershme”, theksoi Gates.

Në fund Gates, duke deklaruar se gjysmën e të ardhurave të tij e ndanë për bamirësi, kërkoi mbështetje për Fondacionin “Bill & Melinda Gates”, të cilin e themeloi me ish-bashkëshorten e tij./KosovaNews/

Shpërndaje