Në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 223 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 148.Në Kosovë janë 66 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 828 mijë e 982 doza të vaksinës.Deri më sot 823 mijë e 35 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 102 mijë e 721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19