Ad image

​15 raste të reja me COVID

Kosova News
Kosova News 14:30 -15/06/2022

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot nuk është shëruar asnjë qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 259.

Në total numri i rasteve aktive është 67.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Shpërndaje