KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer tregon risitë dhe mangësitë e propozimit franko-gjerman
Politikë

Serwer tregon risitë dhe mangësitë e propozimit franko-gjerman

Kosova News
Kosova News 21:22 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti për Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer ka komentuar versionin e fundit të propozimit franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është bërë publik para disa ditësh. Ai ka veçuar të rejat e planit dhe atë çfarë mungon.

Profesori amerikan e ka analizuar versionin e fundit të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e ka publikuar në peacefare.net.

“Është një hap në drejtimin e duhur, nëse zbatohet plotësisht, por me disa shtesa të dyshimta dhe elementë të rëndësishëm që mungojnë”, fillon analizën e tij Serwer.

Sipas tij, ky tekst i fundit ka pak më shumë detaje mbi aranzhimet për komunitetin serb në Kosovë sesa kam parë më parë, veçanërisht në nenin 7.

“Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e marrjes së shërbimeve në Kosovë. Në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”, thotë ai.

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, citon Serwer dokumentin e publikuar në media.

Paragrafi i parë nuk është i mirë, sipas tij. “Ai dështon t’i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë për këto ‘rregullime konkrete’”.

“Gjithashtu nuk kërkon reciprocitet për komunitetin shqiptar në Serbi. Cilat kushte do ta rregullonin ‘mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia’? As nuk është e qartë se çfarë do të thotë ‘kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit’ me qeverinë e Kosovës. Tashmë ekziston një Këshill i Komuniteteve që ofron një komunikim të tillë me Presidentin e Kosovës, si dhe përfaqësimin e serbëve dhe komuniteteve tjera në parlament dhe në ministritë e qeverisë”, deklaroi ai.

Sa i përket Kishës, tekstit i mungon referenca për çështjen e kahershme të pronës së manastirit të Deçanit. Ai duhet t’i referohet zbatimit të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë Serwer.

Më e rëndësishmja është ajo që mungon. Nuk ka asnjë referencë të dukshme për njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin atë, thotë Serwer.

“Dështimi për të siguruar njohjet e pesë shteteve evropiane, që nuk e njohin Kosovën, është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por do të duhej të ndodhte në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi ishte real. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjermano/Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Kjo bëri që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm”, shprehet Serwer.

Negociatori i BE-së Lajçak thuhet se është takuar me pesë mosnjohësit këtë javë në Bruksel. Kjo është mirë, por do të nevojitet më shumë. Secili duhet të jetë i bindur se ka ardhur koha për të hequr dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Uashingtoni dhe kryeqytetet e BE-së, jo vetëm Lajçak, do të duhet të angazhohen, shton analisti amerikan.

Në fund Serwer thotë se duhet bërë presion Kosovës dhe Serbisë për të bërë kompromiset e nevojshme. Ai shton se presioni ndaj Kosovës ka qenë i dukshëm prej kohësh dhe se është e lehtë t’i bëhet presion një vendi që s’ka alternativë tjetër përveç se të bashkohet në NATO dhe BE.

“Ata gjithashtu do të duhet të angazhohen për t’i bërë presion Kosovës dhe Serbisë për t’i bërë kompromiset e nevojshme. Presioni mbi Kosovën ka qenë prej kohësh i dukshëm. Është relativisht e lehtë të bësh presion ndaj një vendi që nuk ka alternativë tjetër veçse të bashkohet me NATO-n dhe BE-në. Presioni ndaj Serbisë është shumë më i vogël. Presidenti Vuçiq ka luajtur një lojë të suksesshme mbrojtëse, duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër BE-së dhe SHBA-së”, përfundoi Serwer. 

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet

LDK, PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e presidentes për zhbllokimin e Kuvendit

A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit
18:09 -12/05/2025
Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez
18:07 -12/05/2025
Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet
18:01 -12/05/2025
LDK, PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e presidentes për zhbllokimin e Kuvendit
17:55 -12/05/2025
A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it
16:57 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?