Ad image

Varhelyi: Pa bashkëpunim rajonal nuk arrihen investimet ekonomike

Kosova News
Kosova News 18:02 -08/06/2022

Në ditën e dytë të samitit “Ballkani i Hapur, organizuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës ishin edhe personalitetet ndërkombëtare. Në mesin e tyre ishte edhe Oliver Varhelyi, komisioner për Zgjerim në BE.

Sipas tij “ Ballkani i Hapur” duhet të vazhdojë, sepse është mundësi e mirë për përshpejtimin e integrimit në BE.

Ai, në një konferencë me gazetarë, theksoi se ishte i kënaqur kur për herë të parë dëgjoi të përmendet termi “Mini Shengen”.

Ai lavdëroi nismën e shteteve të rajonit, që, sipas tij, buron nga vetë shtetet e rajonit.

“Kjo është me të vërtetë një arritje shumë e rëndësishme e rajonit, sepse rajoni e bëri këtë ide. Nuk e bëmë ne, nuk ishte SHBA, por vetë rajoni”, theksoi Komisioneri Varhleyi.

Pos tjerash ai përmendi edhe sfidat që përcjellin rajonin, sidomos në investimet ekonomike.

“Në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve që u zhvillua në këtë rajon për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon, pra flas si rajon, si të tillë, e jo për shtetet në të”, deklaroi Varhleyi./rtk/

Shpërndaje