Ad image

Stefanoviq: Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, do ta dobësojmë pozitën në mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:41 -24/11/2022

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Punët e Jashtme, Borko Stefanoviq, deklaroi se nëse Serbia nuk e harmonizon politikën e jashtme me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se po dobësojnë pozicionin e tyre në mbrojtjen e Kosovës, duke vlerësuar se partnerët evropianë “me presion kadifeje” ende e mirëkuptojnë qëndrimin e Beogradit, shkruan N1info, transmeton Klan Kosova.

Stefanoviq theksoi se Beogradi ka një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar popullin serb në Kosovë, por ta ruajë paqen dhe stabilitetin duke shmangur çdo konflikt.

Ai vlerëson se dhuna do t’u përshtatej atyre që përpiqen ta çimentojnë pavarësinë e Kosovës dhe të përpiqen ta “çlirojnë” atë nga çdo prani serbe.

“E gjithë përgjegjësia është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe irracionale”, tha Stefanoviq.

Sipas tij, Kurti po i shkelë të gjitha marrëveshjet e arritura, i interpreton apo i zbaton në mënyrë jashtëzakonisht të njëanshme, kështu që serbët u detyruan të largohen nga institucionet e Kosovës nga“aksioni shantazhues i Prishtinës”.

Shpërndaje