Ad image

Scholz arrin në Beograd, pritet nga Vuçiq

Alban Begolli
Alban Begolli 15:28 -10/06/2022

Pas vizitës së tij në Kosovë, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, tanimë ka mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku dhe është pritur nga presidenti serb Aleksander Vuqiç, transmeton KosovaNews.

Temë kryesore diskutimi pritet të jetë edhe mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.

Tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz e ka nisur turin e tij dy ditor në Ballkan me qëndrimin në Kosovë./KosovaNews/

Shpërndaje