Ad image

Rama: Qesh e qaj nga histeria në Shkup

Kosova News
Kosova News 17:24 -12/06/2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar sot në ‘Twitter’ mediat e Shkupit pasi në samitin e Selanikut e quajti Dmitro Kovaçevskin “kryeministër i Bullgarisë Perëndimore”, për të cilën kolegu i tij maqedonas qeshi.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duar-shtrëngimeve me kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.

Në Samitin e SEECEP në Selanik të premten, në një kohë kur nikoqiri kryeministri grek Kiriakis Mitsotakis, po prezantonte homologët gjermanë dhe maqedonas te kancelari Olaf Scholz, ai hyri brenda dhe i tha Kovaçevskit se ai ishte kryeministri i “Bullgarisë Perëndimore”.

Rama dhe Kovaçevski ishin në shënjestër të kritikave, e para për një shaka jo-diplomatike dhe e dyta sepse nuk iu përgjigj, por vetëm qeshi.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮 <a href=”https://t.co/x9jzAyD3AE”>pic.twitter.com/x9jzAyD3AE</a></p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1535949729405849600?ref_src=twsrc^tfw”>June 12, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Shpërndaje