Ad image

Rama: 23 vjet më parë u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:34 -12/06/2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se 23 vjet më parë, me hyrjen e Forcave të NATO-s është hapur një epokë e re për shqiptarët e Kosovës.

“Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara./kk/

Shpërndaje