Qytetarët që po protestojnë këtë të enjte para Ministrisë së Brendshme për vdekjen tragjike të Jonadës në Potam të Himarës kanë tentuar të thyejnë kordonin e sigurisë dhe janë përplasur me policinë.
Protestuesit janë parë shumë të agravuar, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro./Top Channel