Qeveria kroate ka propozuar një model të ri të pensioneve familjare, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, e që sjell tre ndryshime thelbësore: një rritje për pensionet familjare, të drejtën për të përdorur një pension familjar krahas pensionit personal dhe një rritje 3% e pensioneve më të ulëta.
“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë se në këto rrethana të mbivendosjes së krizave energjetike dhe ushqimore dhe presionit të inflacionit, prioriteti kryesor i qeverisë është që të ofrojë siguri sociale për të gjithë qytetarët, veçanërisht të moshuarit,” tha kryeministri Andrej Plenkoviç gjatë prezantimit të propozimit
Projekt-amendamentI i propozuar i sigurimeve pensionale vë theksin tek përfituesit e pensionit familjar, të cilët do të kenë mundësinë e një përllogaritjeje më të drejtë të pensionit dhe do të mund të përdorin një pjesë të pensionit familjar duke marrë pensionin e tyre në rast vdekjes ndonjërit të pensionuar në familje tha kryeministri.
Kjo masë do të përfshijë rreth 300,000 përfitues pensionesh dhe në vitin 2023 më shumë se 1.1 miliardë kuna do të ndahen për këtë qëllim.
Kroacia i është bashkuar kështu atyre vendeve të BE-së ku përfituesit e pensionit kanë mundësi të marrin pensione familjare dhe personale. /KosovaNews/