Ad image

​Dorëhiqen ministrat bullgarë, Genchovska e Nikolov

Kosova News
Kosova News 16:19 -13/06/2022

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, dhe ministri i Energjisë, Aleksandër Nikolov, i kanë dorëzuar kryeministrit dorëheqjet e tyre, njoftuan të hënën të dy ministritë.

Si Gençovska ashtu edhe Nikollov si arsye të dorëheqjes e kanë dhënë vendimin e partisë “Ka një popull të tillë”, e cila i ka propozuar, për t’u tërhequr nga koalicioni qeveritar.

Dy ministrat në largim thanë se do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre siç parashikon Kushtetuta deri në zgjedhjen e zëvendësuesve të tyre.

Ministrja e Jashtme Teodora Genchovska dhe ministri i Energjisë Aleksandër Nikolov u thanë gazetarëve të shtunën se do të jepnin dorëheqjet e tyre të hënën në përputhje me vendimin e partisë së tyre për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës.

Dy ministrat e tjerë të TISP kanë kërkuar tashmë të dorëhiqen janë ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karadjov të mërkurën dhe ministri i Sportit Radostin Vasilev të premten./kp/

Shpërndaje