Shefi i sektorit të shërbimeve emergjente dhe shëndetësore, Nevzad Shemsedini njofton se tashmë është funksionalizuar sistemi i digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.
Në funksion për marrje të shërbimeve shëndetësore përmes sistemit digjital Bhis, janë të gjitha QMF-të dhe AMF-të e Komunës së Gjilanit.
“QKMF Gjilan ,QMF Dardani, QMF Dheu i bardhë, QMF Ramiz Cernicë, QMF 28 Nentori, QMF Miresh , QMF Përlepnicë ,QMF Malishevë , QMF Pogragjë , QMF Zhegër, QMF Cernicë, QMF Bresalc, AMF Uglar, AMF Llashticë, AMF Kishna Pole, AMF Livoq i ulet, AMF Shurdhan”, thuhet në njoftim.
Mirëpo, krahas kësaj, theksohet se për shkaqe teknike ka mbetur vetëm QMF në Arbëri, derisa sipas Nevzadit, po punohet në zgjidhjen e problemit.