KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Siguri

Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Kosova News
Kosova News 14:17 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe Fitim Mustafës, Gëzim Dushit dhe Ekrem Tahirit. Gjyqtari referues i lëndës-Mentor Bajraktari tha se Prokuroria Speciale ka kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim apo të akuzuarit të shpallen fajtorë, ndërkaq mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar vërtetimin e aktgjykimit lirues të Themelores.

Ish-ministrja Hoxha akuzohej se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave. Bashkë me të akuzoheshin Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 14 tetor 2024 kishte liruar Hoxhën dhe tre të tjerët nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e së martës në Apel, gjykatësi Bajraktari tha se Prokuroria Speciale ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë apo rasti të kthehet në rigjykim.

Po ashtu, PSRK-ja ka kërkuar nga Apeli që në rast se çështja kthehet në rivendosje, për gjykim të rastit të caktohet trup tjetër gjykues nga ai që ka gjykuar rastin, e që ishin: Vesel Ismaili-kryetar i trupit gjykues dhe anëtarë- gjykatësit Violeta Namani-Hajra dhe Lutfi Shala.

Kurse, Prokuroria e Apelit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ankesa e PSRK-së të aprovohet në tërësi si e bazuar.

Prezent në seancë të Gjykatës së Apelit ishte mbrojtësi i Fitim Mustafës, avokati Arbër Jashari, i cili kërkoi që vendimi i Gjykatës Themelore të vërtetohet.

Po ashtu, prezent ishte edhe mbrojtësi i Ekrem Tahirit, avokati Driton Muharremi, i cili tha se me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale. Tha se Prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë përkundër që kanë insistuar si mbrojtje nga prokurori t’i prezantojë ato nëse i ka.

“Kemi insistuar tërë kohën që a bën veç një provë se fushata zgjedhore e ish-ministres Dhurata Hoxha është e financuar përmes kampanjës së Ministrisë së Integrimeve dhe s’ka pas. E vetme u thirrë me një faturë të ‘Rrokum TV’ që s’ka pas as vulë, as send, e që më vonë u vërtetu se s’ka të bëjë me të njëjtën”, tha Muharremi.

Në seancë mungua: Dhurata Hoxha, Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri, po ashtu nuk ishte pranishëm askush nga PSRK dhe nga Prokuroria e Apelit.

Më pas, seanca u shpall e përfunduar dhe u bë e ditur se përmes vendimi palët do të njoftohen lidhur me vendosjen e Gjykatës në këtë rast.

Ndryshe, ish-ministrja Dhurata Hoxha akuzohej se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 maj 2022, kishte ngritur aktakuzën ndaj Hoxhës dhe tre të tjerëve Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, duke i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, lidhur me rastin tjetër ku akozhej ish-ministrja Hoxha, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024 e ka vërtetuar aktgjykimi lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, të cilët akuzoheshin për korrupsion.

Gjithashtu lexoni:

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Lokalizohet një zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit – Ndërhyjnë Policia, Zjarrfikësit, NJSO dhe KFOR-i

Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

Mbi 9 vjet burg për tre të akuzuarit në Prishtinë — Rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për shkak të orientimit seksual

Dyshime për dhunë policore në Klinë dhe Lipjan, Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg
17:52 -08/07/2025
E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë
17:48 -08/07/2025
Zjarri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim
17:46 -08/07/2025
A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!
17:43 -08/07/2025
Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë
17:41 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?