KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet Doracaku për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi
ArsimSiguri

Prezantohet Doracaku për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

KosovaNewss
KosovaNewss 17:47 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në punëtorinë me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe në prezantimin e Doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, i cili është hartuar nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë.

Zëvendësministri Ademi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrisë me Misionin e OSBE-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët në shkolla. Ai vuri në dukje se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe se puna me institucionet ndërkombëtare rrit garancitë dhe efikasitetin në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz.

Ademi tutje tha se, MAShTI ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv në zbatimin e strategjive nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve. Ai përmendi se MAShTI ka integruar këtë temë në kurrikulat arsimore dhe programet lëndore, veçanërisht në Edukatën Qytetare dhe Aftësitë për Jetë.

Gjithashtu, zëvendësministri Ademi tha se, përmes trajnimeve të mësimdhënësve dhe bashkëpunimit me partnerët, MAShTI ka ngritur kapacitetet e shkollave për të trajtuar këtë tematikë, në mënyrë ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare, duke synuar një rol parandalues më efikas.

Në fund, Ademi njoftoi se Ministria e Arsimit ka planifikuar dhe do të realizojë disa veprime të tjera gjatë këtij viti shkollor, për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, ku përfshihet Doracaku për mësimdhënës për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, Pako e moduleve për mbrojtjen e fëmijëve dhe Politikat për mbrojtjen e fëmijëve.

Për rëndësinë e mbajtjes së kësaj punëtorie me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, kanë folur edhe ushtruesi i detyrës së kryesuesit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Connie Taylor, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe koordinatori nacional kundër trafikimit me njerëz, Blerim Gashani dhe Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, Bahri Shala.

Gjithashtu lexoni:

Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

KosovaNewss 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?