Presidentja Osmani uron 16-vjetorin e Pavarësisë: Kosovë e lirë dhe me aleatë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të shtunën. “Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, ka shkruar Osmani në Facebook, teksa ka paraqitur një foto në të cilën në sfond duket edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.