KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani inkurajon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit
Siguri

Presidentja Osmani inkurajon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit

KosovaNewss
KosovaNewss 16:17 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim anëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, të kryesuar nga kryetarja Leonora Selmani.

Në takim u diskutua për punën e Komisionit, bashkëpunimin e vazhdueshëm me Presidencën e Republikës, si dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt ndërinstitucional në vazhdën e ndryshimeve të aprovuara në Kuvendin e Republikës në Ligjin, i cili ndër të tjera, trajton statusin dhe të drejtat e personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani vlerësoi zgjatjen e afatit për aplikim për dy vite shtesë, por potencoi se është më rëndësi që kurdo që miratohen ndryshimet e ardhshme, afati i aplikimit të jetë i pakufizuar.  Ajo shtoi se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, e gjenocidi nuk janë krime që mund të parashkruhen, prandaj edhe viktimat e këtyre krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit duhet të kenë afat të pakufizuar për të parashtruar kërkesat për njohjen e statusit dhe të drejtave të tyre. Tutje, Presidentja Osmani, duke u bazuar në Ligjin e sapo miratuar, përsëriti thirrjen e saj që të shfrytëzohet e drejta e garantuar me ligj për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja Osmani ka ritheksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për të drejtat e viktimave të luftës, të cilat ende ballafaqohen me stigmatizim dhe mungesë të drejtësisë, sikurse edhe rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të trajtimit të kërkesave dhe ankesave nga Komisioni me profesionalizëm të lartë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me këtë Komision, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në tetor, si dhe për bashkëpunime në projekte e nisma të tjera të interesit të përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

KosovaNewss 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?