Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një postim në Instagram, ka thënë se ajo që e shqetëson më së shumti, janë serbët në Kosovë, dhe “problemet që i kanë ata çdo ditë”.
Vuçiq ka thënë se “do të vazhdon të luftojë për ta”.
“Më së shumti shqetësohen për njerëzit tanë në Kosovë e M. dhe problemet që u imponohen atyre thuajse çdo ditë, me dekada, nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe. Serbët në Kosovë e M. nuk do të vuajnë më atë tmerr. Të gjithë duhet ta dinë dhe të dëgjojnë. Prandaj kam thënë, qartë dhe me zë, të vërtetën për vuajtjet e tyre, për jetën e pamundur dhe lirinë e paqenë. Do të bëjë çdo gjë, që është e nevojshme, që të dëgjohet zëri i serbëve. Dhe unë do të vazhdoj të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiq.
Ai ka folur edhe për takime që pati gjatë javës me norvegjezë e kinezë. Thotë se ka mësuar shumë nga ato takime.