Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i tha “shko në hamom” kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit nuk u pajtua me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri, raporton KosovaNews.
“Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës”, tha ndër tjerash Haradinaj, duke folur kundër projektligjit që do ta rrisë pagën minimale, e nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.
“Duhet me ju ardhë marre çka jeni duke bë”, tha Haradinaj.
Menjëherë pas këtij deklarimi, në debat është përfshirë edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, duke i thënë Haradinajt, “Ty duhet me të ardhë marre, ti vet ke qënë kryeministër, pse nuk ia rrite veteranëve pagat”, i tha Haxhiu, Haradinajt.