Ka ndërruar jetë ish- gazetari Seremb Gjergji.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.
Seremb Gjergji kishte punuar për një periudhë gazetar dhe më pas ishte edhe zëdhënës në PTK.
Ai gjithashtu në vitin 2016 ishte kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, por që nuk ishte përfshirë në procesin zgjedhor.
Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të 2017 Partia Socialdemokrate të Kosovës e kandidoi Seremb Gjergjin për kryetar të komunës së Klinës.
Aktualisht, Seremb Gjergji punonte si këshilltar në Telekomin e Kosovës.