Ad image

Takimet për Asociacionin, ambasadori gjerman: E rëndësishme që diskutimet për këtë çështje të ecin përpara

Kosova News
Kosova News 11:00 -25/01/2023

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është shumë e rëndësishme që diskutimet për formimin e Asociacionit të shkojnë përpara.

Duke rishpërndarë deklaratën e zyrtarit amerikan, Derek Chollet për këtë çështje, ambasadori Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës, Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për Asociacionin më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde.

Shpërndaje